- Reklama -

Haxhiu: Mustaqet e Adem Jasharit e gishti i Isa Boletinit u dogjën në IML, s’e dija se mbaheshin aty

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, lidhur me djegien e mustaqeve të komandantit Adem Jashari dhe një pjese trupore të heroit Isa Boletini, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu ka thënë se nuk ka pasur informacione se këto po mbaheshin në IML, e ka shtuar se familjet ua kishin dhënë ato një eksperti i cili më pas i ka mbajtur në zyrën e vet prej vitit 2000.

- Reklama -

“Sa i përket asaj çka është raportuar dje, mustaqeve dhe gishtit të Isa Boletinit, ato nuk kanë qenë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore sepse IML nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë, në vitin 2000 familjet Boletini dhe Jashari ia kanë dhënë njërit prej ekspertëve të IML-së. Familjet ia kanë dhënë atij dhe personi i ka mbajtë në zyrë. Po ta dija unë, ato duhej ti mbante shteti. Nuk kam pasur informacione se kanë qenë në zyrë të një prej ekspertëve”.

Deputeti Tahiri ka thënë se po të ishte në pushtet dhe të ndodhte humbja e mbetjeve të heronjve, nuk do të rrinte në pushtet, as në skenën publike.

“Po të isha MD dhe në kohën time të humbnin mostrat e mbetjet e heronjve, jo që s’kisha qëndru ministër po as në skenën publike. Në kohën time nuk kam përjetuar ndonjëherë avari të tilla. Me ardh me dhënë arsyetime kaq të lehta për mbetjet e heronjve është e papranueshme. Jo ministre po as në skenën publike nuk duhesh me qëndru. As në TV nuk duhesh me dalë. Duke qenë se ki përvojë të jashtëzakonshme me Faton Dalladakum e të tjerë i përballon ndoshta lehtë këto po unë nuk do të mundja”, ka thënë ai.

Haxhiu ka thënë se që nga viti 2010 ka qenë angazhuar në politikë dhe për gjithë veprimtarinë e saj ndihet krenare.

“Ti nuk mund të gjesh asnjë moment kur kam bërë ndonjë skandal ose jam përfshirë në aferë korruptive. Për faktin që m’i përmend fëmijët edhe ata do të jenë krenarë me mua. Kurrë asnjëherë nuk kam bërë veprime që kanë qenë të paligjshme ose të cilat mund të dëmtojnë reputacionin dhe integritetin tim. Unë nuk fyhem prej teje kurrë sepse ti nuk ke integritet as moral as profesional as politik të më fyesh mua. Nuk po mund t’i përmend disa çështje tjera sepse jemi në Kuvend me vije keq për qytetarët e Kosovës. Por nëse mendon që mund të më fyesh mua, harroje”, ka thënë ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort