Një ditë më parë kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler prezantuan një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.
Në rezolutë thuhej se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike përbëjnë një “rast bindës” për anëtarësimin e saj në Aleancë.
Lidhur me këtë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e kësaj rezolute në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.





