LAJME

Haxhiu mbështet kërkesën e Osmanit për zgjedhjen e presidentit

Haxhiu mbështet kërkesën e Osmanit për zgjedhjen e presidentit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 15:53

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se ka pranuar amendamentet e dërguara nga Vjosa Osmani për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit të vendit.

Haxhiu duke i dhënë mbështetje kësaj kërkese ka thënë se në këtë mënyrë eliminohet ngërçet politike.

“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, ka shkruar Haxhiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika