LAJME

Haxhiu: Kushtetuta themeli mbi të cilin mbështetet Republika e Kosovës

Haxhiu: Kushtetuta themeli mbi të cilin mbështetet Republika e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2026, 14:45

Kryetarja e Kuvendit, njëherit ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Kushtetutës, duke rikujtuar 9 prillin e vitit 2008, kur shteti mori formën e tij të plotë juridike dhe politike.

 

“Sot shënojmë Ditën e Kushtetutës, duke rikujtuar 9 prillin e vitit 2008, ditën kur shteti ynë mori formën e tij të plotë juridike dhe politike.”

Ajo thekson se Kushtetuta mbetet themeli mbi të cilin funksionon Republika e Kosovës, duke përcaktuar rendin kushtetues dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore.

“Që nga ajo ditë, Kushtetuta ka qenë themeli mbi të cilin mbështetet dhe funksionon Republika e Kosovës. Ajo përcakton rendin kushtetues, garanton të drejtat dhe liritë themelore dhe vendos parimet që udhëheqin institucionet tona.”

Haxhiu shton se përkushtimi ndaj Kushtetutës mbetet thelbësor për zhvillimin dhe konsolidimin demokratik të vendit.

“Përkushtimi ndaj Kushtetutës mbetet parakusht për stabilitet, zhvillim dhe konsolidim demokratik.”

Në fund, ajo uron Ditën e Kushtetutës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika