Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për mungesë veprimi lidhur me çështjen e ish-gjyqtarëve serbë.
Haxhiu kritikon KGJK-në për ish-gjyqtarët serbë: Pres veprim në përputhje me përgjegjësitë

Haxhiu ka bërë të ditur se i ka dërguar sërish një shkresë kryesuesit të KGJK-së, ku e ka njoftuar për një raport që posedon lidhur me integritetin e ish-gjyqtarëve serbë, por ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje.
“Ju njoftoj që unë i kam dërguar shkresë sërish kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. E kam njoftuar për raportin që unë kam, raportin mbi integritetin e atyre ish-gjyqtarëve serbë. Nuk më është përgjigjur ende në atë letër, pra e kam njoftuar për disa çështje që ndërlidhen edhe me konferencën e djeshme, por i kam thënë që e mirëpres takimin për të diskutuar, por ende nuk kam marrë letër kthyese. Prandaj pres që sa më parë Këshilli Gjyqësor i Kosovës të veprojë në përputhje me përgjegjësitë. Nuk ka nevojë që të bie në presionin dhe ndikimin e kërkujt. Është shumë e rëndësishme që si gjyqtarë, sepse shumica e tyre janë gjyqtarë, që të kryejnë me përgjegjësinë më të lartë detyrat që i kanë”, ka thënë ajo. /KP
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

OVL e UÇK-së takon zyrtarë të Ambasadës amerikane

Ambasada gjermane për deklaratat e Vuçiqit e Paunoviq: Në Evropë s’ka vend për retorikë të spastrimit etnik

Nagavci: Mirëpresim vazhdimin e bisedimeve Kurti-Abdixhiku

