Pas aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Telekom, ku u arrestuan katër zyrtarë, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur.
Ajo tha se vendi duhet të ndërmarrë veprime konkrete në luftën ndaj korrupsioni.
“Çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur. Secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete e serioze në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Vetëm kështu zhvillohet e përparohet vendi.
Ne do të jemi në mbështetje të kërkesave të institucioneve të drejtësisë në fuqizimin e kapaciteteve të tyre”, tha ajo.
Çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet…
Posted by Albulena Haxhiu on E martë, 30 Mars 2021