LAJME

Haxhiu: Ka kaluar koha kur dikush e kalon provimin e Jurisprudencës pa meritë

Haxhiu: Ka kaluar koha kur dikush e kalon provimin e Jurisprudencës pa meritë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2021, 17:39

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se miratimi i anëtarëve të Komisionit të Jurisprudencës nga Kuvendi i Kosovës do të ndikojë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas saj, organizimi i provimit të Jurisprudencës do të bazohet në parimet e integritetit, profesionalizimit e meritokracisë.

“Kontributin më të madh në këtë drejtim do ta japin anëtarët e Komisionit. Ka kaluar koha e ndikimit në punën e anëtarëve të Komisionit dhe koha kur dikush mendon ta kalojë provimin pa meritë.”

“Me mendësi të vjetra vetëm dëme i bëjmë vendit, prandaj, për t’u siguruar që gjithçka do të shkojë siç duhet, ky proces do të jetë transparent dhe do të mbikëqyret nga kushdo që shpreh interes”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj social në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika