LAJME

Haxhiu: Iu drejtuam Kushtetueses për procedurën e zgjedhjes së presidentit

Haxhiu: Iu drejtuam Kushtetueses për procedurën e zgjedhjes së presidentit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 22:50

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar në rrjetet sociale se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se përmes kësaj kërkese kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se lidhur me këtë e ka njoftuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.


 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika