Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, deklaroi se Qeverisë i takon të gjejë zgjidhje për grevën në arsim, derisa shtoi se nuk ka nevojë për ashpërsim të debatit mes partive opozitare dhe të pushtetit.
“Po ju lus që të bëni zgjidhje, zgjidhja ju takon juve, nuk humbisni asgjë nëse nesër fillon mësimi. Plotësoni kërkesat e mësimdhënësve, po kërkoj miqësisht t’i lëmë debatet politike, s’kemi nevojë për ashpërsim mes opozitës dhe pozitës sepse fëmijët të gjithë i kemi në shkollë”, deklaroi Haxhiu të enjten.





