- Reklama -

Haxhiu: Hetimet duhet të thellohen, nuk mund të jetë i vetmi rast i abuzimit ai i të moshuarës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e tronditur me rastin e dhunës së ushtruar ndaj një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Ajo ka shkruar në Facebook se autoritetet po kryejnë hetimet rreth rastit.

- Reklama -

“Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve. Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar se hetimet duhet të thellohen, ndërsa ka theksuar se ky nuk mund të jetë rasti i vetëm i abuzimit.

Ajo ka thirrur për llogaridhënie nga menaxhmenti i shtëpisë.

“Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen! Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente”, përfundoi Haxhiu.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort