LAJME

​Haxhiu: Eliot Engel la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës

​Haxhiu: Eliot Engel la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2026, 10:23

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Në seancën përkujtimore të Kuvendit në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel, Haxhiu tha se ky i fundit ngriti zërin fuqishëm për Kosovën kundër regjimit serbo-jugosllav.

Ajo tha se Engel kontribuoi edhe për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Sot e nderojmë dhe kujtojmë mikun besnik, por edhe ligjvënësin e drejtë amerikan, i cili në ditët më të vështira për ne, së bashku me shumë senatorë dhe kongresistë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, tha ajo.

Ish-kongresisti amerikan ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës.

Mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën gjatë dekadave e ka bërë atë një personazh të famshëm në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika