LAJME

Haxhiu e ndërpret seancën për president në mungesë të kuorumit

Haxhiu e ndërpret seancën për president në mungesë të kuorumit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 22:12

Me vetëm 66 deputetë të pranishëm, Kuvendi i Kosovës është ndalur në hapje të seancës për zgjedhjen e presidentit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka ndërprerë seancën dhe ka njoftuar se kjo seancë do të vazhdojë në të ardhmen nëse plotësohen kushtet.

Për zgjedhjen e presidentit, në votimin e parë kërkohen të paktën 80 vota për.

Kryeparlamentarja Haxhiu ka thënë se  nuk i kemi 2/3 e deputetëve nga 120 deputetë që i bie 80 deputetë në sallë.

Nuk mund të vazhdojmë me votimin e  raundeve, edhe pse në votimin e parë duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë e në votimin e tretë të paktën 60 deputetë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika