LAJME

Haxhiu: Drejtësia për viktimat e dhunës seksuale mbetet e paplotë pa ndëshkimin e autorëve

Haxhiu: Drejtësia për viktimat e dhunës seksuale mbetet e paplotë pa ndëshkimin e autorëve
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2026, 16:00

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një fjalim në Kuvend ka nderuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar rëndësinë e kujtimit dhe drejtësisë për të mbijetuarit e këtij krimi.

Ajo tha se dhuna seksuale gjatë luftës përbën një nga krimet më të rënda që godet qenien njerëzore, pasi prek jo vetëm trupin, por edhe dinjitetin.

“Qirinjtë sapo i ndezëm, një simbolikë e thjeshtë në dukje, por e thellë në domethënie. Sot kur themi ‘ma kthe Dritën’, flasim për dritën që i detyrohemi të vërtetës, dinjitetin që tentua të nëpërkëmbët dhe për jetën që u nda në dysh. Pak krime e godasin qenien njerëzore me aq egërsi sa dhuna seksuale në luftë, pasi përmes saj sulmohet rrënjësisht vet dinjiteti njerëzor”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se drejtësia për viktimat mbetet e paplotë për sa kohë autorët e këtyre krimeve nuk përballen me drejtësinë.

“Drejtësia mbetet e cunguar për aq kohë sa autorët e këtyre krimeve jetojnë të lirë në Serbi, të strehuar dhe të mbrojtur nga një shtet që ende nuk është përballur me përgjegjësinë e vet për krimet e kryera në Kosovë”, u shpreh Haxhiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika