LAJME

Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin

Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2026, 17:18

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për hapat institucionalë në kuadër të shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Sipas komunikatës për media, në takim u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.

Në komunikate thuhet se Haxhiu vlerësoi rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e një procesi të rregullt, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar vazhdimisht pjekuri demokratike dhe besim në procesin zgjedhor.

Gjatë takimit u diskutua për afatet ligjore, përgatitjet administrative, koordinimin ndërinstitucional, si dhe nevojën që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale./klankosova/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika