LAJME

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2026, 10:47

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur NATO-ja nisi bombardimet ndaj caqeve ushtarake serbe.

Sipas saj, bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.

“Si përgjigje ndaj ciklit të dhunës që kishte marrë trajtë gjenocidi dhe politikave të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, 19 vende të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën fushatën ajrore mbi caqet policore dhe ushtarake serbe për 78 ditë. Gjatë kësaj periudhe, ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën” – shkruan Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka thënë se nderojnë me mirënjohje rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

“Jemi përherë falënderues për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që nuk na lanë vetëm në momentet më të vështira” – ka shkruar kryetarja e Kuvendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika