LAJME

Haxhinjtë e komunës së Prizrenit nesër nisen për në haxh

Haxhinjtë e komunës së Prizrenit nesër nisen për në haxh
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2023, 23:40

Këshilli Bashkësisë Islame në Prizren, bënë të ditur se hanxhinjtë e komunnës së Prizrenit, nesër më datë 18 qershor marrin rrugën e Haxhit për Mekkë.

Ceremonia e duasë së haxhinjve mbahet në xhaminë ‘Gazi Mehmet Pasha – Bajraklia’ në Prizren, duke filluar nga ora 13:30.

NJOFTIMI I PLOTË:

(Nisja e haxhinjve të Komunës së Prizrenit)

I njoftojmë të gjithë haxhinjtë e rinj të Komunës së Prizrenit, se udhëtimi për në Haxh – Mekkë do të bëhet nesër më datë 18 qershor 2023.

Ceremonia e duasë së haxhinjve mbahet në xhaminë ‘Gazi Mehmet Pasha – Bajraklia’ në Prizren, duke filluar nga ora 13:30.

I këshillojmë qytetarët dhe familjarët përcjellës që me kohë t’i parkojnë veturat e tyre nëpër hapësirat e parkingjeve, duke mos e penguar komunikacionin.

Hipja në autobus bëhet te Sheshi i Lidhjes së Prizrenit.

Inshallah ‘haxh mebrur’ për të gjithë haxhinjtë e Kosovës e të mbarë botës!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika