Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka folur lidhur me çështjen e shpalljes së djalit të tij, Flakron Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Kosovë.Shala, i ftuar në edicion special në ‘Klan Kosova’, ka thënë se edhe po të tentonte vetë, nuk kishte arritur t’i bënte reklamë më shumë të birit të tij.“Kumedit çka me u pas ba s’kisha mujt me i bo kaq shumë reklamë djalit tem”, ka thënë ai.
Haxhi Shala: Kumedit çka me pas ba, s’kisha mujt me i ba kaq reklamë djalit

Tutje, ai ka vazhduar me lëvdata për të birin e tij, duke ia përmendur universitetet në të cilat ka diplomuar ai.“Fakultetin e ka të krym në Pragë, tash doktoron në universitetin e dytë në Pragë, të gjitha bursat e këtyre universiteteve i ka arrite. Jo që është i jemi, po çdokush flet për fminë e vet”, ka thënë ai.Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e ka pezulluar vendimin për shpalljen e Flakron Shalës Konsull të Përgjithshëm në Pragë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Armeni

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

