LAJME

Haxhi Avdyli thotë se seanca e sotme do të jetë e suksesshme

Haxhi Avdyli thotë se seanca e sotme do të jetë e suksesshme
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Prill 2021, 17:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista “GUXO”, Haxhi Avdyli, është shprehur i bindur se seanca e sotme për zgjedhjen e presidentit do të jetë e suksesshme.

Sipas tij, seanca dështoi dje pasi kanë ndodhur disa keqkuptime të cilat janë zgjidhur sot.

“Besoj që do të jetë seancë e suksesshme. Është një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë. Vullneti i qytetarëve për ndryshim, do të jetësohet sot. Është vullnet i shumicës, 2/3 së deputetëve që të kryhet sot kjo punë. Keqkuptimet e ndryshme që kanë ndodhur me disa deputetë janë zgjidhur, nuk kanë qenë keqkuptime të llojit të përfitimeve, por çështje teknike. Edhe nëse marrin poste, mirë që marrin sepse ata janë përfaqësues të komuniteteve”, deklaroi Avdyli.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika