LAJME

Haxhi Avdyli: E riamendamentojmë Ligjin, nesër e votojmë Vjosën

Haxhi Avdyli: E riamendamentojmë Ligjin, nesër e votojmë Vjosën
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2021, 21:50

Deputeti Haxhi Avdyli thotë se Vjosa Osmani do të zgjidhet ditën e nesërme presidente e vendit. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Avdyli ka arsyetuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.

Thotë se nuk do të ketë zgjedhje të reja.

“E riamendamentojmë Ligjin për zgjedhjet, e nesër e votojmë Vjosën për Presidente. Ska zgjedhje, krijohet stabiliteti institucional”, thotë Avdyli.

“Opozita konsolidohet, Qeveria vazhdon punën. Zgjedhjet bëhen pas 4 vitesh , me reformë të thellë zgjedhore. Kaq”, shkroi ai në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika