Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Haxh dhe Umre, ka bërë të ditur datat zyrtare të nisjes së besimtarëve myslimanë nga Kosova për të kryer haxhin në Mekë, për vitin 2025.
Sipas njoftimit, udhëtimi i besimtarëve drejt vendeve të shenjta do të realizohet – me lejen e Zotit – në datat 24, 25, 26 dhe 27 maj 2025, përmes linjës ajrore Turkish Airlines.
Kthimi i tyre në Kosovë parashihet të bëhet në datat 16, 17 dhe 18 qershor 2025.





