LAJME

Haskuka: Qyteti i Prizrenit ka humbur një qytetar me virtyte të larta njerëzore e humane

Haskuka: Qyteti i Prizrenit ka humbur një qytetar me virtyte të larta njerëzore e humane
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2020, 09:21

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka i ka shprehur ngushëllime familjes  Berisha, miqëve dhe kolegët e tij me rastin e vdekjes së koordinatorit të sektorit të shëndetësisë në Prizren, Nexhip Berishës

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Dr. Nexhip Berisha, specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer me vite shëndetësisë primare në Prizren, ku edhe ishte koordinator i sektorit të shëndetësisë.
Përveç asaj që Drejtoria e Shëndetësisë ka humbur një mjek e profesionist shembullor, edhe qyteti i Prizrenit ka humbur një qytetar me virtyte të larta njerëzore e humane”

Ngushëllime për gjithë familjarët, miqtë dhe kolegët.
Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, Zoti e mëshiroftë me xhenet!

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika