LAJME

Haskuka: Qytetarët do ta ndëshkojnë opozitën më 7 qershor – LVV pritet ta kalojë sërish 50 për qind

Haskuka: Qytetarët do ta ndëshkojnë opozitën më 7 qershor – LVV pritet ta kalojë sërish 50 për qind
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2026, 21:08

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, në një intervistë për “Bota sot” ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke komentuar krizën institucionale, rolin e opozitës dhe zgjedhjet e reja.

Ai ka deklaruar se opozita nuk e ka pranuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje dhe ka tentuar, sipas tij, të krijojë një “bllokadë institucionale” ndaj qeverisë.

Tutje, Haskuka ka përmendur disa tentativa të Vetëvendosjes për arritje kompromisesh me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, përfshirë edhe propozime për figura konsensuale nga shoqëria civile.

Ish-deputeti ka përmendur edhe emrin e aktivistes Feride Rushiti, të cilën e ka përshkruar si figurë unifikuese dhe të pranueshme ndërkombëtarisht, por që sipas tij nuk mori mbështetjen e opozitës për arsye politike dhe jo parimore.

Gjithashtu, Haskuka ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës së ardhshme zgjedhore, duke theksuar prioritetet e tij në fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe mbrojtjes së ambientit, si dhe ka shprehur bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të marrë mbështetje të lartë elektorale.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika