Kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se gjatë qeverisjes katër vjeçare në Prizren kanë bërë reformat të shumta, dhe se në mandatin e ri synon të bëjë Prizrenin qendër të zhvillimit ekonomik.
“Si komunë kemi bërë shumë reforma, reformat të cilat i kemi bërë në administratë tash duhet ti bëjmë edhe ne aspektin e projekteve dhe programit për zhvillim të Prizrenit, dhe që nga marrja e qeverisjes problemet që i kemi gjete, shumica e tyre janë adresuar, dhe tani së bashku me qeverinë duhet ti bashkërendisim prioritetet, ashtu që Prizrenin ta bëjmë qendër të zhvillimit ekonomik”, tha Haskuka, në Prime Time, në Kanal10.





