- Reklama -

Haskuka për vërshimet: Vetëm bashkë dhe duke ofruar dorën njëri-tjetrit mund të jemi të suksesshëm

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas qetsimit të situatës së rënduar nga vërshimet, falenderon kompanitë publike dhe qytetarët që ndihmuan për ta tejkaluar këtë gjendje.

“Gjithë këto ditë me shira të rrëmbyeshme, ekipet e Komunës së Prizrenit, operatorët e kontraktuar, kompanitë publike Ekoregjioni dhe Hidroregjioni, si dhe Brigada e Zjarrfikësve kanë qenë në terren në krah të qytetarëve të prekur nga vërshimet.

- Reklama -

Andaj dua t’i falënderoj përzemërsisht për punën e tyre të palodhshme. Një falënderim të veçantë meritojnë edhe qytetarët, që me vetiniciativë janë kyçur në intervenimet për parandalimin e vërshimeve dhe në pastrimin e rrugëve.

Situatat si këto na mësojnë që vetëm bashkë dhe duke ofruar dorën njëri-tjetrit mund të jemi të suksesshëm.
Ju falënderoj të gjithë nga zemra!

Sipas raportit të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca gjatë ditëve të kaluara ka pasur intervenime të ndryshme, nga pastrimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve të ujit, zbrazje të podrumeve dhe intervenime tjera në vendbanimet: Piranë, Zojz, Gjonaj, Landovicë, Vlashnje, Hoçë e Qytetit, Lubizhdë, Korishë, Romajë, si dhe në lagjet Bazhdarhane, Bajram Curr dhe Tusuz”, shkruan Haskuka.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort