LAJME

Haskuka: Parkingjet në Prizren së shpejti do të bëhen me pagesë

Haskuka: Parkingjet në Prizren së shpejti do të bëhen me pagesë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2021, 13:00

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ky qytet ka probleme me parkingje.

Ai thotë se të gjitha parkingjet publike aktualisht janë pa pagesë por se shpejt do të bëhet me pagesë.

“Qytetaret kanë probleme me parkingje, gjitha janë pa pagesë parkingjet, jemi duke shqyrtuar mundësinë të kalojmë në një lloj pagese, jemi duke punuar me një projekt që finalizohet shumë shpejt”, ka thënë Haskuka në REPORTERI n’Komuna.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Ai ka thënë se ka zhvilluar edhe disa projekte për parkingje nëntokësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika