PRIZRENI ME RAJON

Haskuka: Nxënësit e fshatit Gjonaj së shpejti do të kenë një shkollë moderne

Haskuka: Nxënësit e fshatit Gjonaj së shpejti do të kenë një shkollë moderne
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2020, 13:48

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një postim në faqen e tij në facebook ka njoftuar se nxënësit e fshatit Gjonaj, së shpejti do të kenë një shkollë moderne e cila do t’i përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme për të ofruar një mësimnxënie bashkëkohore dhe cilësore.

Ky është postimi i plotë:

Edhe nxënësit e fshatit Gjonaj të komunës sonë, së shpejti do të kenë një shkollë moderne e cila do t’i përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme për të ofruar një mësimnxënie bashkëkohore dhe cilësore.

Kontrata e ndërtimit të objektit të ri 1,808 metër katrorësh, tashmë është nënshkruar dhe gurthemeli i saj do të hedhet së shpejti.

Brenda këtij objekti dy katësh, do të ketë 9 klasa mësimi, bibliotekë bashkëkohore, kabinete për zhvillimin e lëndëve të biologjisë, kimisë dhe informatikës, nyje sanitare për persona me nevoja të veçanta, si dhe shumë pjesë të tjera që do t’i plotësojnë kushtet e nevojshme për një edukim kualitativ.

Arsimi vazhdon të mbetet prioritet i qeverisjes sonë. Andaj, nuk do të ndalemi së punuari për krijimin e kushteve sa më të mira për gjithë nxënësit e komunës së Prizrenit.

#përfëmijët #përtëardhmen #përPrizrenin #nukndalemi #VVazhdojmë!

Mytaher Haskuka
Xhemile Thaçi Vezgishi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika