- Reklama -

Haskuka nënshkruan 17 vendime për investime në arsimin prizrenas

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar 17 vendime për investime të ndryshme në arsimin prizrenas.

Postimi i plotë:

- Reklama -

Të dashur qytetarë të Prizrenit, krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit e qytetit tonë, ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë gjatë tre viteve të fundit.

Vetëm SOT, kam nënshkruar 17 vendime për investime të ndryshme në arsim siç janë:

  • ✔️Lejimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Kushnin të Hasit,
  • ✔️Lejimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Krushë e Vogël,
  • ✔️Lejimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor “Gjergj Kastriot Skënderbeu” (ish Pjetër Mazreku) në fshatin Mazrek
  • ✔️Lejimi për ndërtimin e aneks objektit shkollor “Ardhmëria” në fshatin Landovicë,
  • ✔️Lejimi për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Prizren dhe renovimin e çerdheve ekzistuese,
  • ✔️Lejimi për renovimin e tërësishëm të sallës së edukatës fizike të shkollës “Mati Logoreci” në Prizren,
  • ✔️Lejimi i ndërrimit të dyshemesë së sallës së edukatës fizike në shkollën “Nazim Kokollari” në Prizren,
  • ✔️Lejimi për renovim të kulmit të objektit shkollor “25 Maji” në fshatin Lubinjë e Poshtme,
  • ✔️Lejimi për rregullimin e ambientit të oborreve në shkollat e Komunës së Prizrenit,
  • ✔️Lejimi për ndërrimin e dyerve dhe dritareve të shkollës “Fatmir Berisha“ në Prizren,
  • ✔️Lejimi për furnizim me pajisje sportive për salla të edukatës fizike,
  • ✔️Lejimi adoptimit të hapësirës me laboratorë dhe furnizim me pajisje për shkolla,
  • ✔️Lejimi për renovimin e nyjeve sanitare në disa shkolla të Komunës së Prizrenit,
  • ✔️Lejimi për furnizim me inventarë shkollor,
  • ✔️Lejimi për vendosjen e busteve nëpër shkollat e Komunës së Prizrenit,
  • ✔️Lejimi për furnizim me dollapë për shkolla,
  • ✔️Ndërrimi i kaldajave të ngrohjes qendrore në disa shkolla të Komunës së Prizrenit.

Fëmijët janë e ardhmja e vendit tonë andaj dhe e meritojnë më të mirën e mundshme. Investimet tona për t’u siguruar atyre një edukim sa më cilësor dhe bashkëkohor, nuk do të ndalen edhe në të ardhmen!

Të dashur qytetarë të Prizrenit, krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit e qytetit tonë, ka qenë dhe do të mbetet…

Posted by Mytaher Haskuka on E enjte, 28 Janar 2021

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort