Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, ai ka thënë se klienti i tij Hashim Thaçi se ka kontrolluar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Atë e kanë bërë komandantët e zonave, apo komandantët lokalë”, tha Keohe.





