LAJME

Hashim Thaçi arrin në objektin e EULEX-it pas konfirmimit të aktakuzës

Hashim Thaçi arrin në objektin e EULEX-it pas konfirmimit të aktakuzës
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2020, 12:17

Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në objektin e EULEX’it në Fushë-Kosovë pas konfirmimit të aktakuzës.Ish-presidenti Thaçi ka njoftuar para pak minutash përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar.

Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit.

Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika