LAJME

Hasani: Xhavit Haliti figurë unifikuese për president, mund të merrte vota edhe nga LVV

Hasani: Xhavit Haliti figurë unifikuese për president, mund të merrte vota edhe nga LVV
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Prill 2026, 16:59

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit.

Ai tha në Klan Kosova se deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, , mund të jetë një nga këto figura, që sipas tij do t’i merrte edhe votat e LVV-së.

“Mendoj që nga ata që mundet më përballu dhe me qenë unifikues është Xhavit Haliti, besoj që mund të marrë edhe votat e VV-, sepse ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë deputet, nuk ka ngatërresa nga subjektet e tjera, e shoh si një figure politike e angazhuar e hershme”, ka thënë Nait Hasani.

Ai tha gjithashtu se ky është propozimi tij, ndërsa jo i PDK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika