Ish-i burgosuri politik Nait Hasani, ka treguar edhe me çfarë pasoja janë përballur personat të cilat kanë pasur emra me identitet kombëtar e po ashtu edhe familjet e tyre.
“Mendoj se ka pasur pasoja në shkollim, në edukim dhe shtrëngime në familje nga policia sekrete që mos të vendosin emra shqip. Por, qytetarët kanë pasur guxim dhe kanë vendosur emra shqip pa llogaritur pasojat e tyre. Ka pasur marrje në pyetje nga sigurimi i shtetit duke përdorur si shkak diçka tjetër, derisa qëllimi ka qenë kryekëput tek emrat shqip”, ka deklaruar Hasani.




