Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se ka përcjellur me vëmendje fushatën zgjedhore atje, dhe sipas tij kjo është një përvojë e re për të.Hasani në një intervistë për Klan Kosovën, u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit mbi të gjitha do të jenë një test për Shqipërinë.”Ne si mision diplomatik, kemi përcjellur vazhdimisht, nga fillimi i fushatës, edhe parafushatën në Shqipëri, mes partive politike të cilët garojnë për Kuvendin e Shqipërisë”.
”Për ne ka qenë një përvojë e re, për mua personalisht, megjithatë Shqipëria ka 30 vjet që garon për Kuvendin me partitë e ndryshme që kanë dalë nga ish-sistemi komunist dhe PD po ashtu”.”Për ne janë të rëndësishme zgjedhjet e tashme, të cilat kanë një mundësi më të mirë të përgatitjes profesionale të zgjedhjeve, të cilat edhe KQZ-ja me vendimet e veta që nga një pikë këtu është si test i parë, votimi elektronik”.
”Ka një avancim të madh të Shqipërisë në çështjen e votimit, ndërsa tek partitë politike të cilat mbajnë fushatën zgjedhore, kemi nuanca të ndryshme të prezantimit”.





