LAJME

Hartimi i Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban në Prizren, vazhdon numërimi i automjeteve të qarkullimit në rrugët kryesore

Hartimi i Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban në Prizren, vazhdon numërimi i automjeteve të qarkullimit në rrugët kryesore
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2023, 11:15

Komuna e Prizrenit, është në proces të hartimit të Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban, një plan ky i ri strategjik që ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së transportit.

Me qëllim të vlerësimit të gjendjes së rrjedhës së trafikut, ekspertët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, së bashku me grupin e ekspertëve nga Instituti INSI, janë duke bërë numrimet e qarkullimit të automjeteve dhe lëvizjeve tjera jo motorike në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit.

Matjet janë duke u realizuar me pajisje bashkëkohore (numërues automatik dhe kamera speciale për matje të qarkullimit, që u montuan në disa zona) të cilët do të ofrojnë të dhëna për ngarkesën reale të qarkullimit në Prizren.

Ky projekt po mbështetet nga UNDP-ja dhe është duke u hartuar nga Instituti INSI.

Mund të jetë një imazh i rimorkiator, teleferik, matës parkimi, rrugë dhe tekstiMund të jetë një imazh i 1 person dhe duke bërë alpinizëm

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika