Pavarësisht se sa është e këshillueshme që të shmanget, veçanërisht gjatë periudhave të dietave të rrepta dhe gjatë kufizimeve serioze dietike, çokollata është e detyrueshme për ruajtjen e funksioneve njohëse të trupit tonë, transmeton FrontOnline.
Rreziqet e presionit të lartë të gjakut dhe diabetit tip 2 janë më të ulëta tek ata që konsumojnë rregullisht çokollatë. Në të vërtetë, hulumtimi ka treguar se njerëzit që hanë çokollatë të paktën një herë në javë ishin më të mirë në testet e aftësisë njohëse sesa ata që rrallë e shijojnë atë.
Studimi, i botuar në revistën Appetite, përfshiu 968 persona të moshës 23 deri 98 vjeç.