Një taksist, ka dorëzuar në stacionin policor në Fushë Kosovë, një sasi të konsiderueshme të parave dhe kuletën, e cila i kishte humbur një ditë më parë një qytetari.
Merret vesh se në kuletën e humbur, që taksisti e dorëzoi në polici, përveç dokumenteve, ishin më shumë se 500 euro para të gatshme.Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Harroi në taksi kuletën me mbi 500 euro, taksistit nga Fushë Kosova i dorëzoi në Polici

“Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte. Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli. I njëjti është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve”, ka thënë Ahmeti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

