LAJME

Hargreaves për takimet me Maqedoncin dhe Jasharin: Mbështetje për FSK-në për përafrim me strukturat e NATO-s

Hargreaves për takimet me Maqedoncin dhe Jasharin: Mbështetje për FSK-në për përafrim me strukturat e NATO-s
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Korrik 2026, 07:44

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe-Kosovë.

Hargreaves i vlerësoi si diskutime të mira takimet me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me atasheun e tyre të Mbrojtjes dhe këshilltarin e Mbrojtjes.

Ai njoftoi se në bisedë riafirmuan angazhimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përafrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, dhe forcimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

“Bashkëpunimi ynë po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e gjerë” – theksoi ambasadori Hargreaves.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika