Kandidati për president të Kosovës Ramush Haradinaj vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, me ç’rast ka takuar kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë.Ai tha se Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi.
‘E nisa ditën me vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë ku takova kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë.
Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.Haradinaj tutje tha se Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve.
Haradinaj viziton BIK-un: Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë

‘Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve.Bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme, duhet të shërbej si model edhe për skenën politike e cila ka nevojë për unitet në përballje me krizën ekonomike dhe forcimin e shtetit’, ka treguar Haradinaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit

Policia shqipton rreth 800 gjoba brenda një jave për mosvënien e rripit të sigurisë

Ambasadori britanik mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për zbatimin e Ligjit për të Huajt

