LAJME

Haradinaj uron Thaçi: Shpresoj që dollinë do ta ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës

Haradinaj uron Thaçi: Shpresoj që dollinë do ta ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2021, 17:14

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka uruar ish-presidentin, Hashim Thaçi me rastin e datëlindjes së tij të 53-të.

Ai ka thënë se shpreson që dollinë e festës ta ngrehin në datëlindjen e radhës së Thaçit.

“Kjo qoftë ditëlindja më e keqe e jetës tënde, shpresoj që dollinë do e ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Aktualisht Hashim Thaçi është në paraburgim në Hagë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika