lIsh-kryeministri i Kosovës dhe ish- lideri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Festës së Kurban Bajramit ka vizituar selinë e Bashkësia Islame e Kosovës, së bashku me kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë.
Haradinaj uron Kurban Bajramin nga selia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Gjatë vizitës, Haradinaj ka përcjellë urimet për Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, si dhe për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e kësaj feste.
Ai ka theksuar se Kurban Bajrami bart mesazhe të sakrificës, solidaritetit dhe afërsisë ndërmjet njerëzve, duke i cilësuar këto si vlera që kanë shoqëruar shqiptarët në periudha të ndryshme. Haradinaj po ashtu ka uruar që festa të sjellë paqe, mirësi dhe bashkim për të gjithë qytetarët.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë

Kurti viziton Tërnavën për Bajram: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet

Cakolli kritikon ndarjen e 2 milionë eurove për linjat ajrore të mërgatës: Qershia mbi tortë në keqpërdorimin e resurseve publike për qëllime puro elektorale

