LAJME

Haradinaj u shpreh ngushëllime familjes Nimanaj për humbjen e nënës së luftëtarit të UÇK-së, Fatmir Nimanaj

Haradinaj u shpreh ngushëllime familjes Nimanaj për humbjen e nënës së luftëtarit të UÇK-së, Fatmir Nimanaj
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shkurt 2024, 13:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i prekur nga lajmi i vdekjes së nënës Nushë, nënës së luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së, Fatmir Nimanaj. Ai i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Nimanaj, duke thënë se një nënë fisnike që rriti një trim si Fatmiri, meriton respekt të përjetshëm.

”I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nushë, nënës së Heroit, Fatmir Nimanaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi e rriti një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Fatmiri, e meriton respektin tonë të përjetshëm.

Ngushëllime të sinqerta familjes Nimanaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nushë.

Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, shkruan Haradinaj në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika