Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limajn, nuk ka pasur komunikim që pas intervistës së këtij të fundit.
Para mediave, Haradinaj u shpreh se nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, atëherë ata ndahen nga AAK-ja.
“Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e Limajt. Ka qenë i vështirë krijimi i shumicës nga opozita, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë, edhe nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por është një ndarje e turpshme, pasi kemi kërkuar vota për ndryshim dhe sjellja e tyre, veprimi i tyre është mjaft i turpshëm”, tha kreu i AAK-së.





