LAJME

Haradinaj takon Torres: I kërkova të shtrohet tema e anëtarësimit në NATO

Haradinaj takon Torres: I kërkova të shtrohet tema e anëtarësimit në NATO
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Tetor 2024, 11:58

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar kongresmenin Ritchie Torres.

Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar kongresistin Torres për përkrahjen e tij për Kosovën.

“Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin e veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha falënderimet e mia për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ai personalisht dhe ShBA-të po i japin Kosovës”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Haradinaj ka shtuar se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-SHBA.

“Kongresistin, z. Ritchie Torres e njoftova për zhvillimet ne Kosovë dhe njëherit kërkova që në Kongresin Amerikan të shtrohet tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO. Po ashtu, theksova se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë. Partneriteti strategjik me ShBA-të është garancë për arritjen e çdo suksesi të Kosovës. Do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika