LAJME

Haradinaj takon ambasadorin Rohde: AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike

Haradinaj takon ambasadorin Rohde: AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Korrik 2025, 16:01

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare.

“Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës tashmë disa mujore, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja”, ka deklaruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së u shpreh mirënjohës ndaj ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika