Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet aktuale politike në vend, ku Haradinaj e informoi ambasadorin Hargreaves për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë vendimtare për vendin.
“Shpreha shqetësimin për nevojën urgjente të tejkalimit të bllokadës institucionale, e cila duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur presim qartësi nga Gjykata Kushtetuese. Funksionimi i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të vendit”, ka shkruar Hardinaj në Facebook.





