Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Haradinaj takoi diplomatët francez: Franca, partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha

Haradinaj ka njoftuar se në takim me Troccaz, diskutuan për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.
“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha. Në takim me z. René Troccaz, i dërguar special i Francës për Ballkanin Perëndimor, zhvilluam diskutim përmbajtësor lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon. Mirënjohës për angazhimin e z. Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

