Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin thotë se ka biseduar për rëndësinë e partneritetit BE-SHBA dhe për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se Sorensenin e ka njoftuar për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.





