Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot zhvilloi takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj dhe Kosnett kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike.
Haradinaj tha se e ka informuar ambasadorin amerikan se AAK-ja do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.
“Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.
Në fund, ai tha se ka falënderuar ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën.