Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar përsëri vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns dhe takimet e tij me zyrtarët shtetëror.
Haradinaj, i cili kishte thënë se Burns nuk do ta takonte kryeministrin Albin Kurti për shkak të bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane, ka reaguar sërish pas takimit të shefit të CIA-s me Kurtin.
“Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme”, shkruan Haradinaj në Facebook.





