- Reklama -

Haradinaj: Suhareka ka treguar se transformimi është i mundur, koha që këtë sukses ta shtrijmë në mbarë vendin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, së fundmi ka prezantuar pesë kandidatët për Kuvendin e Kosovës nga komuna e Suharekës, ku përfshihen Albana Bytyqi, Kymete Bajrami, Driton Maliqaj, Mensur Selimaj dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Haradinaj është shprehur se nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, kjo komunë pa mbështetjen e qeverisë, është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, duke përmendur këtu ujëmbledhësin e Dragaqinës, përfundimin e stadiumit dhe ndërtimin e ngrohtores qendrore të cilat sigurojnë kushte më të mira jetese për qytetarët e Suharekës, sipas tij.

- Reklama -

Tutje, teksa ai ka radhitur disa nga synimet e AAK-së, theksoi që Suhareka ka treguar se transformimi është i mundur dhe tani është koha që këtë sukses ta shtrijmë në mbarë vendin duke e bërë gjithë Kosovën fituese.

“Energjia e Suharekës sot ishte dëshmi e fuqisë transformuese që vjen nga puna dhe përkushtimi. Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, kjo komunë, pa mbështetjen e qeverisë, është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, duke u bërë shembull i asaj që mund të arrijmë kur kemi vizion të qartë dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat. Sot, pesë kandidatët për Kuvendin e Kosovës nga Suhareka – Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Driton Maliqaj dhe Mensur Selimaj – përfaqësojnë zotimin tonë për zhvillim të mëtejshëm. Ujëmbledhësi i Dragaqinës, përfundimi i stadiumit dhe ndërtimi i ngrohtores qendrore do të sigurojnë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Suharekës. Me këta përfaqësues në Kuvend do të realizojmë programin tonë, ku përfshihen edhe rritjet e pagave dhe pensioneve. Në bashkëveprim me SHBA-të dhe aleatët tanë strategjikë, do të sigurojmë anëtarësimin direkt në NATO, do të forcojmë ushtrinë dhe do të garantojmë sundimin e ligjit. Suhareka ka treguar se transformimi është i mundur – tani është koha që këtë sukses ta shtrijmë në mbarë vendin duke e bërë gjithë Kosovën fituese.”, shkruan Haradinaj në Facebook./TVPrizreni/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort