Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në vend.
Kreu i saj, Ramush Haradinaj nga qyteti i Prizrenit ka thënë se Kosovës nuk do t’i bëjë mirë nëse një parti do të ketë postin e kryeministrit dhe atë të presidentit.
“Kjo nuk është në rregull sepse në demokraci është paraparë që të ndahen pushtetet. Kjo nuk i bën mirë Kosovës, sepse atëherë nuk do kemi ndarje të pushteti por organizim të njëpushtetshëm”, tha ai.





